17:35, 22 Shtator 2019

Tërmetet ndodhin për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike, lëvizjes së kores së tokës apo shpërthimeve shumë të mëdha që lëshojnë shumë energji, dhe si pasojë ndodhë lëkundja e tokës e njohur si tërmet.

Secili nga ju mund të jeni të rrezikuar nga tërmetet sepse mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim dhe mund të shkaktojnë dëme materiale por edhe të rrezikojnë jetën e njerëzve.

Goditja e një tërmeti nuk mund të parandalohet apo parashikohen se kur mund të godasin, por janë disa hapa që mund t’i ndërmerrni në mënyrë që të mbroheni.

Sipas ekspertëve këto janë masat që munden të ju mbrojnë gjatë goditjes së një tërmeti:

– Qëndroni poshtë dyerve

Kjo është një gjë që dihet, por gjithsesi që duhet edhe zbatuar. Gjatë një tërmeti, nëse ndodheni në një vend të mbyllur qëndroni poshtë dyerve dhe mundësisht afër një kolone betoni. Edhe trarët e çative ju mbrojnë nga një shembje e mundshme.

– Futuni poshtë tavolinës

Gjatë tërmetit është e rrezikshme të qëndroni pranë objekteve që lëvizin, pasi mund t’iu bien sipër, kështu që mund të futeni edhe poshtë tavolinës.

– Mos vraponi drejt shkallëve, apo ashensorit

Në të vërtetë shkallët janë pjesa më e dobët e një ndërtese, por nga frika njerëzit tentojnë të dalin menjëherë nga banesa. Madje edhe ashensori nuk duhet të përdoret pasi bllokohet.

– Largohuni nga objektet në ndërtim

Nëse gjatë kohës së tërmetit ndodheni jashtë, mos qëndroni afër objekteve në ndërtim, apo dhe linjave elektrike, pasi mund të bien dhe tu zënë poshtë.

– Qëndroni larg liqeneve, plazheve dhe urave

Gjatë tërmetit dhe minutat pas lëkundjeve, largohuni nga brigjet e liqeneve apo plazhet, pasi mund të ketë një rritje të intensitetit të valëve, në atë që zakonisht quhet cunami. Nëse jeni në automjet shmangni qëndrimin në ura apo rrugë të paqëndrueshme.

Konkurs Pune

Lexo më shumë