Këto janë masat që duhet të zbatohen nesër nga votuesit

Këto janë masat që duhet të zbatohen nesër nga votuesit

NULL NULL
2 months më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë votuesit për masat që duhet t’i zbatojnë nesër gjatë votimit për zgjedhjet lokale.

KQZ kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

Për të votuar qytetarët me të drejtë vote duhet të mbajnë maskë mbrojtëse ndaj COVID-19 dhe distancën prej dy metrave, njofton Klankosova.tv.

Më poshtë mund të gjeni masat që duhet t’i zbatoni:

• Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;
• Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;
• Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;
• Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;
• Pas identifikimit, rivendoseni maskën;
• Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimet dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimet në kutitë përkatës;
• Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni serisht duart.

Per komunen tende. Voto!