Këto janë gjërat që nuk duhet t’i mbani në banjo NULL NULL 19.02.2020 14:02 19.02.2020 14:02 Disa produkte janë krijuar specifikisht për t’u mbajtur në banjë, ndërkohë disa të tjerë mund të jenë të rrezikshëm. Peshqirët Banja është një terren me lagështirë, e përsosur për krijimin e mykut dhe peshqirët janë shumë të ndjeshëm në këtë pikë. Ruajini ata në një dollap dhe mos i mbani varur në banjë për ditë të tëra. Bizhuteri Jo më kot, bizhuteritë katë kuti specifike pasi sigurisht që dëmtohen nga temperaturat e ngrohta. Prandaj mbajini ato në një vend të freskët dhe sigurohuni që t’i vendosni në një kuti praktike Furçat e dhëmbëve Të gjitha thashethemet që keni dëgjuar janë të vërteta. Po, furçat nuk duhet të mbahen në banjë. Një studim i Universitetit të Manchester-it në 2012-n gjeti 10 milionë baktere në një furçë të vetme. Për ta mbajtur furçën larg mikrobeve, thajeni pak pas përdorimit dhe vendoseni në një vend të izoluar (dollap), shkruan Anabel. Produket e make up-it Produktet kozmetike bien pre e baktereve dhe mykut si pasojë e lagështirës së tepër. Furçat duhen mbajtur në një vend të freskët dhe pa pluhur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 19 orë më parë