Këto janë gabimet e zakonshme që bëhen gjatë heqjes së grimit NULL NULL 23.04.2023 09:05 23.04.2023 09:05 Kushdo që grimohet, në fund të ditës e praktikon heqjen e tij, e cila shpesh mund të bëhet gabim. Emma Coleman, infermiere specialiste e dermatologjisë dhe estetikës, ka treguar gabimet e zakonshme që njerëzit bëjnë kur bëhet fjalë për lëkurën e tyre dhe heqjen e grimit. Ajo është shprehur se duhet pasur kujdes me leckat me të cilat zgjedhim që të largojmë grimin, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Coleman gjithashtu u shpreh se është mirë që pas heqjes së grimit, ta shpërlani lëkurën me ujë të nxehtë. Ajo gjithashtu foli edhe për fërkimin e lëkurës dhe efektin e kësaj. “Fërkimi i fytyrës mund të shkaktojë acarim dhe të prishë ekuilibrin e imët të baktereve në sipërfaqen e lëkurës”, u shpreh ajo. Coleman tregoi edhe se sa herë është e preferueshme që të lahet fytyra gjatë ditës. “Larja e fytyrës një ose dy herë në ditë është më se e mjaftueshme për të mbajtur lëkurën tuaj të pastër. Larja e tepërt mund të irritojë dhe të shqetësojë mikrobiomën e lëkurës”, shpjegoi tutje Emma. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.