Këto janë detajet e fundit para meçit të Krasniqit (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këto janë detajet e fundit para meçit të Krasniqit (VIDEO)

NULL NULL
24.02.2023 18:29
Emanuel Syla

Shtatë boksierë shqiptarë do të ngjiten në ring në Mynih të Gjermanisë.

Gazetari i Klan Kosovës, Emanuel Syla, ka dhënë detaje nga këto përballje, ku ka thënë se tri prej tyre do të transmetohen në Klan Kosova.

Ballafaqimi i boksierit Shefat Isufit, ku do të garojë për titullin WBF në kategorinë gjysmë të rëndë.

Boksierin tjetër shqiptar, Musa Avdimetaj, apo siç njihet me emrin James Kraft, do të garojë për titullin WBC Internacional.

Ndërkohë, lufta e tretë dhe e fundit e kësaj nate do të jetë përballja kryesore, ku Robin Krasniqi do të ballafaqohet me numrin një të Belgjikës Timur Nikarkhoev.

Syla, tha se organizimi është fantastik, ka interesim të madh nga televizionet e Kosovës.

Këto tri përballje mund t’i ndiqni nesër, me fillim nga ora 20:30, drejtëpërdrejt në Klan Kosova.