Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këto ishin ndeshjet hapëse të Kampionatit Evropian që nga viti 1960

NULL NULL
14.06.2024 17:35

Faqja zyrtare e UEFA.com ka rishikuar ndeshjet hapëse të çdo Kampionati Evropian të UEFA-s që nga vti 1960, transmeton Klankosova.tv

Ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian 1960 mes Francës dhe Jugosllavisë që u zhvillua në “Parc des Princes” përfundoi në të mirë të këtyre të fundit me rezultat 4-5

Goli i hapjes: Goditja e hershme e Milan Galic kundër Francës nikoqire në Paris ndezi garën e vitit 1960. Megjithatë, avantazhi me një gol i Jugosllavisë zgjati më pak se 60 sekonda pasi Les Bleus barazoi menjëherë.

Ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian 1964 që u zhvillua në “Santago Benabeu” mes Spanjës e Hungarisë përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të spanjollëve.

Goli i hapjes: Jesss María Pereda shënoi për “La Roja”.

Në kampionatin e vitit 1968 ndeshja hapëse u zhvillua në “Stadio San Paolo” mes Italisë dhe Bashkimit Sovjetik që përfundoi me rezultat 0-0.

Derisa, ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian 1972 u zhvillua mes Belgjikës dhe Gjermanisë Perëndimore që përfundoi me rezultat 1-2 në të mirë të gjermanëve.

Goli i hapjes: Gerd Muller realizoi golin për 1-0.

Ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian të vitit 1976 u zhvillua mes Çekosllovakisë dhe Holandës. Rezultati final 3-1.

Jugosllavia 2-4 Gjermania Perëndimore.

Golat e hapjes: Të dyja gjysmëfinalet nisën në të njëjtën kohë dhe goli i parë në secilën ndeshje u shënua në minutën e 19-të: Anton Ondrus për Çekosllovakinë dhe Danilo Popivoda për Jugosllavinë.

Në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 1980, Çekosllovakia u mposht nga Gjermania Perëndimore me rezultat 1-0.

Goli i hapjes: Karl-Heinze Rummenigge i Gjermanisë Perëndimore  realizoi për gjermanët.

Më ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 1984, Franca triumfoi ndaj Danimarkës me rezultat 1-0.

Goli i hapjes: Michel Platini realizoi përmes një devijimi.

Ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian të vitit 1988 u zhvillua mes Gjermanisë Perëndimore dhe Italisë. Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Goli i hapjes: Golin e parë e realizoi Roberto Mancinit për Azzurri-t

Në vitin 1992 Kampionatin Evropian e hapën në “Wembley” Suedia dhe Franca, ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, transmeton Klankosova.tv

Golin e hapjes e realizoi Alan Shearer.

Në vitin 2000 ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian e hapën Belgjika dhe Suedia. Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Goli i hapjes: Bart Goor dërgoi Djajtë e Kuq përpara.

Ndeshja mes Portugalisë dhe Greqisë ishte ndeshja e hapëse e Kampionatit Evropian 2004, që përfundoi me rezultat 2-1.

Goli i hapjes: Giorgios Karagounis tronditi Portugalinë nikoqire, duke realizuar pas 7 minutave lojë.

Derisa, në vitin 2008 ndeshja hapëse e Kampionatit ishte ajo mes Zvicrës e Çekisë, që përfundoi me rezultat 0-1 në të mirë të çekëve.

Goli i hapjes: Me një goditje të fuqishme me kokë realizoi Vaclav Sverkos, transmeton Klankosova.tv

Në vitin 2012 ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian ishte ajo mes Polonisë e Greqisë, që përfundoi me rezultat 1-1.

Goli i hapjes: Me kokë nga krosimi i Jakub Blaszczykowski-t, Robert Lewandowski përshkroi gëzimin e tij “të paimagjinueshëm” kur rrëmbeu golin e parë të finales para turmës vendase.

Kurse në vitin 2016 ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian ishte ajo mes Francës dhe Rumanisë që përfundoi me rezultat 2-1.

Golin e hapjes e realizoi qendërsulmuesi Olivier Giroud.

Në vitin 2020, ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian ishte ajo mes Turqisë dhe Italisë që përfundoi me rezultat 0-3.

Goli i hapjes: Merih Demiral realizoi autogol.

Kujtojmë se, Sot nis zyrtarisht Kampionati Evropian që do të zhvillohet në Gjermani.

Ndeshja hapëse do të jetë mes vendit pritës dhe Skocisë që do të zhvillohet në orën 21:00 në Mynih.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.