Këto gabime gjatë larjes dhe mirëmbajtjes dëmtojnë rrobat tuaja NULL NULL 15.02.2019 15:00 15.02.2019 15:00 Mundoheni vazhdimisht që t’i mbani rrobat e reja dhe të pastra, por ka disa gabime që bëhen derisa tentoni t’i ruani ato. Organizimi, larja dhe ruajtja nëpër çanta vakuumi ndikojnë që rrobat tuaja të duken më të vjetra, njofton Klan Kosova. Gabimet më të njohura që bëni kur lani, thani dhe ruani rrobat po ju paraqesim më poshtë: Gabimet me larje Mos i futni në lavatriçe të gjitha bashkë, por të ndara në bazë të ngjyrës, materialit apo njollave që kanë. Tharja e tyre Tharja e rrobave në radioator i dëmton ato. Po ashtu mos përdorni varëse sepse ia humb formën e tyre. Ruajtja e tyre T’i ruani në qese në vakuum mund të jetë e mirë, por rrobat dëmtohen nëse mbahen shumë gjatë aty. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.