Këtë të premte pritet votimi për Gjykatën Speciale (VIDEO) NULL NULL 25/05/2015 25/05/2015 Amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale do të votohen këtë të premte në Kuvendin e Kosovës. Bashkë me këto amendamente është paralajmëruar edhe votimi i ligjit për këtë Gjykatë. Por, ende nuk dihet nëse për këtë çështje janë harmonizuar qëndrimet e Prishtinës dhe Brukselit. Për këtë punë nuk flet as Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Kuçi ka telashe me ndërkombëtarët edhe për një çështje tjetër, njofton Klan Kosova. Ai ka kohë që kërkon krijimin e një departamenti të veçantë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, që do të trajtonte akuzat e Prokurorisë Speciale, ndërkohë që po kundërshtohet fuqishëm nga ndërkombëtarët. Këtë të hëne ai i tregoi arsyet pse po ndodh një gjë e tillë. Ministri tregoi edhe arsyen pse i nënshtrohen vullnetit të Brukselit. Megjithëkëtë, Hajredin Kuçi, premtoi se ky departament do të krijohet deri me 15 qershor të vitit të ardhshëm. Ai është i bindur se edhe pakoja e ligjeve të drejtësisë do të kalojë pa asnjë problem të enjten në Kuvend. Kronikë nga Dibran Istrefi.