Këtë të premte ju pret finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova - kush po e fiton? (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këtë të premte ju pret finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova – kush po e fiton? (VIDEO)

NULL NULL
14.03.2023 18:26

Keni bërë plane për këtë të premte mbrëma? Anuloni gjithçka dhe qëndroni pranë ekraneve të Klan Kosova dhe ArtMotion, sepse finalja e madhe e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova po vjen!

Këtë të premte duke filluar nga ora 21:00, pas më shumë se 100 ditëve, do të zhvillohet finalja e edicionit të parë të BBVK-së, derisa gara po vazhdon të bëhet seç herë më e zjarrtë.

Vedati, Xhuli, Stresi, Mbresa dhe Artani janë të pestë konkurrentët që synojnë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Por, cili prej tyre do të triumfoj? Këtë e zbulojmë bashkë këtë të premte, derisa e tëra varet nga ju dhe SMS që ju i dërgoni.

Prandaj, vazhdoni të votoni sepse ka mbetur shumë pak kohë deri në zbulimin e emrit të fituesit apo fitueses së edicionit të parë të këtij projekti gjigant të televizionit, i cili në Kosovë u realizua për herë të parë.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.