Këtë javë, mot me diell dhe vranësira - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këtë javë, mot me diell dhe vranësira

NULL NULL
15/06/2015

Kosova do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit edhe për dy ditët e para të kësaj jave.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, këto masa të nxehta do të kushtëzojnë një mot jostabil, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht ditën e marte dhe të mërkurën.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11C-14C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29C -32C celsius. Shtypja atmosferike nuk do të jetë stabile gjatë gjithë javës duke shënuar vlera mbi normalen.

Nga dita e mërkurë vendi ynë do të përfshihet nga masat e freskëta të ajrit të cilat burimin e kan nga vendet nordike . Këto masa të ajrit do të ndikojnë në zbritjen e maksimaleve për 7C-9C celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 2-9m/s.

Nga e enjëta e deri të dielen do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesëshme. Tempeëraturat minimale dhe maksimale do të pësojnë zbritje. Do të fryjë erë drejtiesh të ndryshme por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, transmeton Klan Kosova.