8:32, 6 Korrik 2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të nis me mot jostabil, vranësira, rreze dielli por edhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

“Kjo situatë e motit do të stabilizohet nga dita e mërkurë duke mundësuar mot stabil dhe relativisht të nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-30 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, shpejtësia e së cilës në Dukagjin mund të arrijë deri 14 m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, shpejtësia e erës mund të arrijë deri 9 m/s”, njofton IHMK, transmeton Klan Kosova.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë