Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këtë javë Komuna e Klinës ndan buxhetin për kompensimin e dëmeve të vërshimeve (VIDEO)

NULL NULL
nga Kiks Kosova 24.01.2023 23:00

Pasditja e 19 janarit tronditi edhe qytetin e Klinës. Rreth orës 16:00 shtëpitë e këtij qyteti u vërshuan nga uji pasi Lumi Drenica e Drini i Bardhë dolën nga shtretërit.

Banorët e lagjes “Arbëria” nuk mbajnë mend vërshime të tilla.

Marleku i cili është i ati i drejtorit të Bujqësisë në Komunën e Klinës, Lorenc Marlekut, thotë se me këtë situatë u përball çdo shtëpi e këtij qyteti.

Ata shpresojnë se Komuna do t’u dalë në ndihmë.

I kontaktuar nga KIKS Kosova, drejtori i Bujqësisë premtoi se Komuna e Klinës gjatë kësaj jave do të ndajë buxhetin për kompensimin e këtyre dëmeve.

Derisa prisnin dorën e Komunës, banorët larguan vetë ujin nga shtëpitë dhe pronat e tyre.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.