Këta janë piktorët më të famshëm të të gjitha kohërave NULL NULL 24.03.2016 23:00 24.03.2016 23:00 Veprat e tyre qëndrojnë të varura në muret e muzeve më të famshëm në botë. Me pikturat e tyre kanë vendosur standarde të reja në botën artistike, e ata kanë influencuar shumë piktorë modernë. Janë bërë subjekte studimi për shumë individë që i përkasin botës së artit dhe veprat e tyre janë ribërë me qindra herë në përpjekje për t’i bërë të pavdekshme si edhe kanë mbetur. Këta janë disa nga piktorët më madhështorë e më të famshëm të të gjitha kohërave në botë: Leonardo Da Vinçi (1452 – 1519). Ai ishte piktor i renesancës, shkencëtar dhe zbulues e shumë më shumë. Ndër pikturat e tij më të famshme janë “Mona Lisa” dhe “Darka e Fundit”. Vincent Van Gogh (1853 – 1890). Ai ishte post-impersionist nga Holanda. Pikturat e tij më të famshme janë: Luledielli, “The Starry Night” dhe “Cafe Terrace at Night”. Emri i tij ka mbetur legjendë në mesin e artistëve, për shkak se thuhet që ai e kishte prerë veshin e tij, e më pas e kishte pikturuar veten. Rembrandt (1606 – 1669). Ai cilësohet si njëri ndër piktorët më të mëdhenj, i cila admirohet për realizëm. Pikturat e tij më të famshme janë “Nusja herreje”, “Stuhia d detit” dhe “Galileu”. Mikeleangjelo (1475 – 1564). Ai ishte italian, skulptor, piktor dhe arkitekt. Pikturat e tija më të famshme, janë punimet epike në Kishën Sistine në Itali. Pablo Picasso (1881 – 1973). Në mesin e të lartpërmendurve, Picasso ishte kubist, i kohës moderne. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Vdes Fikret Ahmedi, ndër profesorët e parë shqiptarë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës 1 day