Këta janë banorët që shkojnë në nominim (VIDEO) NULL NULL 18.11.2024 21:00 18.11.2024 21:00 Banorët kanë bërë nominimet për këtë javë ballë për ballë. Janë plotë 10 banorë që do të jenë të nominuar. Xheneta dhe Edi kanë shkuar direkt në nominim. Ndërsa atyre do t’u bashkohen Rovena, Gjesti, Leo, Ana, Kevini, Arioni, Sara dhe Drenusha. Më poshtë mund të shihni si votuan banorët: Kevini: Rovena, Burimi Ana: Rovena, Gjestin Drenusha: Sara, Rovena Burim: Kevini, Ana Anisa: Rovena, Gjesti Lela: Rovena, Paul Leo: Arioni, Ana Xheneta: Sara, Arionin Gjesti: Rovena, Ana Rovena: Kevini, Sara Edi: Gjesti, Ana Driloni: Gjesti, Drenusha Xuxi: Vullneti, Gjesti Vullneti: Xuxi, Gjesti Arioni: Leo, Gjesti Diana: Gjesti, Leo Sara: Rovena, Drenushën Gresa: Gjesti, Rovena Paul: Gjesti, Rovena 01:19-Sfida e buxhetit dhe momentet më interesante – Ja çka ndodhi! (VIDEO) Është shfaqur klipi me sifdën e buxhetit të javës dhe momentet më interesante. Kjo sfidë nga ‘Prince coffe house’, ishte mjaft kreative, ku banorët kishin për detyrë të realizonin portrete në mënyrën se si e shohin ata njëri-tjetrin. Ndërkohë, “Vëllai i Madh”, iu komunikoi banorëve se kanë fituar 70% të buxhetit, transmeton Klankosova.tv. Për të parë më shumë, shihni klipin më poshtë: 01:05 – Bileta e fatit e kthen në shtëpi Xhenetën (VIDEO) Xheneta do të kthehet në shtëpi, përmes biletës së fatit. Ajo reagoi menjëherë duke thënë se nuk kanë parë akoma asgjë. 01:01 – Gjesti nuk e përballon eliminimin e Xhenetës, plas në vaj (VIDEO) Gjesti e ka përjetuar rëndë eliminimin e Xhenetës. Ai u shfaq i përlotur, gjersa nuk i ndahet nga përqafimi i saj, transmeton Klankosova.tv. I njëjti nuk pranon faktin se ajo u eliminua! Për të parë emocionet e Gjestit, shihni videon më poshtë 01:00 – Si reaguan banorët kur Xheneta u eliminua nga gara? (VIDEO) Publiku ka vendosur që Xheneta të eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 3. E në momentin kur u kumtua vendimi, ishte një reagim i madh nga banorët. Se si reaguan mund ta shihni në videon e mëposhtme: 00:51-Xheneta eleminohet nga shtëpia e Big Brother, pasi Gresa i nxori në nominim atë dhe Drenushën Si avantazh për kapitene të javës, Gresa Gashi duhej t’i çonte në nominim dy banorë, njëri prej të cilëve do ta linte sonte shtëpinë e Big Brother. E zgjedhja e saj ishte mes Xhenetës dhe Drenushës, transmeton Klankosova.tv. Të dy banoret shkuan në një televotim të shkurtë, ku erdhi edhe momenti i eleminimit. Mes Drenushës dhe Xhenetës, publiku vendosi që Xheneta të largohet nga shtëpia, duke hequr dorë nga çmimi i madh. Për më shumë ndiqeni videon: 00:19-Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia sepse babai i tyre kërkoi, pasi është në spital i shtrirë (VIDEO) Diana është surprizuar me sjelljen e motrës së saj, Adrianën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Një moment emocionues e plot vaj, u shfaq në ekran mes dy motrave, transmeton Klankosova.tv. Diana tha se motra e saj është pika saj e dobët, dhe si nënë e dytë për të. Ndërkohë, sa i përket qëndrimit brenda shtëpisë, Adriana tha se Dianën po e shohin shumë mirë, megjithatë motra nuk i dha një lajm të mirë për babain e saj. Adriana i tha Dianës se babai i tyre ka kërkuar që kjo e fundit ta lërë shtëpinë, me arsyetimin se dëshiron ta ketë pranë, pasi është i shtrirë në spital. Kujtojmë, se pak momente më parë, Diana ka rrëfyer për jetën e saj të vështirë. E në mesin e rrëfimit, Diana theksoi se babai i tyre ishte sëmurë edhe para se të hynte në shtëpi. Për më shumë, shihni videon më poshtë: 12:16 – Rrëfimi i trishtë i Dianës: Iu deshën 16 operacione për të luftuar me jetën! Diana ka emocionuar me rrëfimin e saj për jetën. Ajo ka rrëfyer vështirësitë që kishte kur kishte shkuar për të jetuar në Norvegji. “Si e vogël më është dashtë me u ballafaqu dy kultura, nuk isha norvegjeze as shqiptare”, tha Diana. Tutje, Diana potencoi se pika e saj e dobët janë familja, e veçanërisht babai. Derisa tha se për të është e rëndësishme që të jetë e lumtur. Ndiqeni videon për më shumë: 23:39 – Dini ua kumton banorëve rezultatin e ndeshjes Kosovë – Lituani: Ja reagimi i banorëve Prezantuesi Alaudin Hamiti ua ka kumtuar rezultatin e ndeshjes Kosovë-Lituani, sfidë që u zhvillua në kuadër të Ligës së Kombeve. Ai u tregoi se Dardanët fituan me shifrat 1-0, në stadiumin Fadil Vokrri. Ndryshe ndeshjet e Ligës së Kombeve mund t’i ndiqni në platformën Artmotion. 23:37- Fyerjet dhe dëmtimi i sendeve personale: Xheneta dërgohet me nominim automatik nga ‘Vëllai i Madh’ (VIDEO) “Vëllai i Madh”, ka vendosur ta dërgoj Xhenetën automatikisht në nominim. Krejt kjo për shkak të gjuhës ofenduese të saj, dhe veprimeve (dëmtimi i gjësendeve personale të banorëve), brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3. Kujtojmë se ky nominim vlen për banorën, në rast se shpëton sonte nga nominimi mes saj dhe Drenushës, të cilat i dërgoi Gresa përmes avantazhit të saj si kapitene e javës. Kuptoni më shumë nga video në vazhdim: 23:27 – Reagimi epik i Vullnetit, ndërsa Xheneta jep versionin e saj për situatën me Drilonin Gjersa Xheneta ishte duke u munduar të jap një version për situatën me Drilonin, në sy ra Vullneti. Ai bëri një reagim epik që nuk i iku askujt. Se çka bëri Vullneti mund ta shihni në videon e mëposhtme: 23:19- Ia derdhi proteinat, qysh nisi krejt debati i ashpër mes Xhenetës dhe Drilonit (VIDEO) Është shfaqur klipi i përplasjes mes Xhenetës dhe Drilonit. Duke qenë se ky vikend u pasua me shumë dinamika e debate, njëjtë ndodhi edhe me dy banorët Xheneta ia ka hedhur proteinat në tokë Drilonit, veprim ky që e acaroi mjaft shumë këtë të fundit, transmeton Klankosova.tv. Në këtë përplasje u përfshi edhe Gjesti në mbrojtje të Xhenetës. Sipas Gjestit, Driloni po e provokon Xhenetën gjatë gjithë kohës, duke vënë nën presion psikologjik. Për më shumë kuptojeni nga video në vazhdim: 23:03 – Olta ia tërheq vërejtjen Xhenetës: E ke vendosur Gjestin në pozicion të keq (VIDEO) Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ia ka tërhequr vërejtjen Xhenetës pas asaj që i ndodhi me Edin. Ajo shton se e ka vënë në pozicion të keq Gjestin. “Në realitet Xheneta e ka vënë Gjestin në vështirësi të mëdha. Më vjen keq për këtë”, u shpreh Olta. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: 22:52- ‘Një grua mes dy burrave’, drama Gjesti-Xheneta-Edi Me futjen e banorit të ri brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, Edin ka plasur xhelozia mes Gjestit dhe Xhenetës. Dyshja kanë pasur situata tensionesh e xhelozie mes njëri-tjetrit, ku mollë sherri është bërë Edi. Ky i fundit pas ngacmimeve të tij, ka pasur debat të ashpër me Gjestin, ku nuk kishin munguar as provokimet fizike, transmeton Klankosova.tv. Për më shumë shihni klipin në vazhdim me detajet e plota të situatës: 22:41 – Përballje sy me sy: Vullneti dhe Drenusha ballafaqohen në Prime! Vullneti dhe Drenusha janë ballafaquar edhe në Prime, për diskutimin që patën. Vullneti thotë se ka pritur nga ajo që të vinte të fliste pasi doli Atilla. “Kam pritur për një kohë të gjatë për t’u folur kjo histori, qysh në Prime e parë, qasja jeme ndaj Drenushës jam afruar me një empati, pas daljes së Atillës, kam pritur të fliste për historinë”, u shpreh Vullneti. E ajo pastaj pati një kundërpërgjigje. “Unë me sa e di e kemi diskutuar me Vullnetin, ai ka pasur dëshmi. Unë nuk kam çka me diskutuar janë në proces, ky veç u kap për një sen kur ka dalë. Ju e dini problemi që e kam pasur me fëmijët”, vazhdoi ajo. 22:24-Degradim debati: Si nisi përballja e Xuxit me Drenushen dhe përfshirja e Vullnetit si investigues! (VIDEO) Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat ka nisur me tone të larta e të ashpra, me plot ofendime e përplasje mes Drenushës dhe Xuxit, transmeton Klankosova.tv. Më pas ishte Vullneti ai që luajti rolin e investiguesit për debatin mes tyre. Ai e quajti atë 2003-sh, pasi sipas tij i ka ngelur kaseta në atë vit kur u shpall miss. “Ty nuk të ka ndodhur asgjë në jetë për 10 vjet”, i tha Vullneti, teksa ia përmendi edhe historinë e saj personale. “Ke ardhur me histori të dhunës”, i kishte thënë ai tutje, transmeton Klankosova.tv. Për të kuptuar më shumë nga gjithë kjo dinamikë, kuptojeni përmes videos në vijim: 22:03 – Kush rrezikon të eliminohet sonte? Milaim Zeka jep emrin! Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka thënë se Drenusha është që rrezikon më shumë nga nominimi. Sipas tij, Drenusha ka bërë lojë shumë më të dobët në krahasim me Xhenetën. “Drenusha do të rrezikojë jo vetëm për lojën në krahasim me Xhenetën, shumë, shumë më të dobët por edhe shumë rrethana që kanë ndodhur brenda shtëpisë”, u shpreh Milaimi. “Por mënyrën se si ajo është ballafaquar me Vullnetin dhe për lojën që e ka bërë dhe mbase publiku përmes televotimit do ta ndëshkojë, sepse ka përdorur histori të çuditshme dhe jo bindëse për publikun”. 21:58 – Xheneta për nominimin nga Gresa: Do të jem në shtëpi deri në fund! Xheneta i është kundërpërgjigjur Gresës, e cila e çoi në nominim, duke shfrytëzuar avantazhin e kapitenes. “Krejt banorët duan mem qit jashtë, nuk kanë me ia arritur. Do i tregoj Gresës se do më sheh shumë si lojtare të fortë. Faleminderit për nominim se është koha me ta dëshmu se do jem në shtëpi”, u shpreh Xheneta. 21:51- Gresa çon në nominim direkt Xhenetën dhe Drenushën, njëra sonte lë shtëpinë Gresa ka vendosur që t’i dërgoj direkt në nominim dy banorë të shtëpisë. Ajo ka vendosur që ta dërgoj Xhenetën dhe Drenushën, transmeton Klankosova.tv. Ky vendim erdhi pas avantazhit të ‘Vëllait të Madh’, si kapitene e javës. Shiheni videon më poshtë: 21:39- Xheneta mohon se ka pasur tendencë t’i vendosë Edin me Gresën në konflikt (VIDEO) Xheneta gjatë spektaklit ‘prime’ ka mohuar të ketë pasur tendencë t’I vendos në konflikt Edi dhe Gresën. Pasi kjo e fundit ia la fajin Xhenetës duke i thënë se e njëjta ka dashur të nxitë situatë të tensionuar mes të dyve, Xheneta tha se nuk ka pasur asnjëherë një tendencë të tillë. Ajo ka sqaruar se pse ia hequr rrobat nga dollapi Gresës, transmeton Klankosova.tv. Për të kuptuar më shumë, shiheni videon e mëposhtme: 21:33 – Vëllai i Madh e çon Edin direkt në nominim për sjelljet e këqija gjatë fundjavës! Vëllai i Madh ka vendosur ta çoj Edin direkt në nominim. Kjo për shkak të gjuhës së përdorur nga ai brenda shtëpisë, gjatë fundjavës së kaluar. “Shpërfillja e rregullave është e patolerueshme andaj Edi për ty kom marr vendim, ti shkon automatikisht në nominimet e kësaj jave”. 21:32- Milaim Zeka për deklaratën e Edit ndaj Gresës: Shprehje larg logjikës dhe njerëzillëkut Opinionisti, Milaim Zeka e ka komentuar situatën mes Edit dhe Gresës. Ai u shpreh i ashpër për deklaratën e Edit, i cili tha se kjo shprehje është shumë larg njerëzillëkut. “Gabimi Edit është që ai përgjithëson, nuk është e vërtëtë që prindërit tanë na kanë rrah”, u shpreh Zeka. “Prindërit tanë gjithmonë na kanë thënë mos i bjer shpullë një gruaje apo fëmije”, tha ai. “Ishte shprehje larg logjikës dhe njerëzillëkut”, deklaroi Zeka.| Ndiqeni videon më poshtë: 21:30 – Edi i kërkon falje Gresës për deklaratën se femrat si ajo duhet të rrihen me thupër Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova Edi i ka kërkuar falje Gresës. Kjo për shkak të deklaratës që ai tha për të se femrat si ajo duhet të rrihen me thupër. “Gresa të kërkoj falje për fjalët që i kam thënë, e kam menduar situatën më ndryshe. Unë kam menduar që m’i ke gjuajtur teshat”, u shpreh Edi. 21:26- Edi e sqaron situatën e tensionuar mes tij dhe Gresës, kjo e fundit ia lë fajin Xhenetës (VIDEO) Edi është sqaruar në ‘prime’ rreth deklaratës së tij të ashpër për Gresën, i cili e kishte shprehur me Drilonin. “E kam thënë aty për aty, në atë moment qysh jam ndjerë dhe e kam menduar ashtu. Tani nuk e mendoj më ashtu sepse jemi sqaruar”, tha ai. “Ka qenë situatë më ndryshe, jo si më ka tregu Xheneta. Ka qenë puna më e pështjelluar”, u shpreh Edi. Ndërkohë, Gresa e sqaroi se si rrjedhi e gjithë kjo ngjarje mes Edit dhe Gresës, duke qenë se e gjitha nisi për rroba dhe dollapin. Sipas saj e gjitha kjo ndodhi për shkak të Xhenetës, transmeton Klankosova.tv. Derisa Jonida e pyeti Edin nëse e ndjen një kërkim falje ndaj Gresës dhe gjithë femrave, Edi ia shprehu kërkim faljen Gresës. Për më shumë shiheni, videon e mëposhtme: 21:17 – Mevlani ‘rikthehet’ në Big Brother – Zbulon çfarë ndodhi pas daljes së tij! Mevlani pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3, ka thënë se raporti i tij me Orin është mirë, pas zhvillimeve të fundi. “Është çdo gjë okej me Orin”, u shpreh Mevlani. Ai tha se me hyrjen e tre banorëve të ri brenda shtëpisë ka ndryshuar dinamika. Teksa thotë se komunikimi mes banorëve është bërë më i ashpër. 21:00 – Nis spektakli i ‘prime’, eliminim dhe shumë dinamikë gjatë natës së sontme Ka nisur spektakli i ‘prime’ i 10-të i shout më të famshëm në të gjitha trojet shqipfolëse. ‘Prime’ filloi nën prezantimin e nikoqirëve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, teksa opinionet e tyre tashmë si zakonisht, do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka. Spektakli ‘Prime’, pritet që sonte të sjellë shumë surpriza për miliona ndjekës të këtij formati televiziv, transmeton Klankosova.tv. E përveç dinamikave të shumta, debateve dhe ngjarjeve që shoqëruan vikendin brenda shtëpisë, sonte pritet edhe një eliminim i papritur. Spektakli mund ta ndiqni ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe LIVE në kanalin zyrtar në Youtube, të Big Brother VIP Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.