15:22, 10 Shkurt 2020

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi dje (09.02.2020) e ka fituar medaljen e artë në Grand Slam të Parisit.

Pas fitores, ajo është duartrokitur fort në arenën “AccorHotels” ku ndodheshin më shumë se 20 mijë shikues, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se dje medalje ka siguruar edhe Nora Gjakova. Ajo e mori medaljen e bronztë pasi e mposhti kundërshtaren Sarah Cysique.

Distria Krasniqi e artë në Paris

Edhe Nora Gjakova me medalje në Paris

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë