Kështu e uron Rita Ora çikën e artë të Kosovës në "Tokyo 2020"

Kështu e uron Rita Ora çikën e artë të Kosovës në “Tokyo 2020”

NULL NULL
2 months më parë

Këngëtarja e njohur Rita Ora e ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për fitoren e Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

“Urime Distria Krasniqi. Kosova lë gjurmë në “Tokio 2020″, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike”, ka shkruar Ora në një InstaStory ku edhe e ka bashkangjitur postimin e presidentes Vjosa Osmani e cila po ashtu e ka uruar çikën e artë të Kosovës.

Këngëtarja me famë botërore duket se është gëzuar shumë nga kjo fitore dhe e ka bërë edhe një postim të dytë ku ka thënë se “nuk mund të jetë më krenare” e  ku ka bashkangjitur foton e Distria Krasniqit e cila e emocionuar përqafon trajnerin e saj Driton Kuka pas fitores në gjysmëfinale.