Kështu e uron Dua Lipa – Vjosa Osmanin (FOTO)

Kështu e uron Dua Lipa – Vjosa Osmanin (FOTO)

NULL NULL
1 week më parë

Dua Lipa e ka uruar Vjosa Osmanin për postin e ri.

Këngëtarja nga Prishtina, e famshme në botë, postoi një fotografi të Presidentes së Kosovës në instastory, për ta uruar publikisht.

“Përgëzime Zonja Presidente. Sa bukur të shohësh një grua në krye”, ka shkruar Lipa, njofton Klan Kosova.

Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës të dielën, dhe është gruaja e dytë në këtë post pas Atifete Jahjagës.