Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këshilltarja e Pacollit i bashkohet nismës së Vjosa Osmanit

NULL NULL
27.01.2021 12:52

Rejhan Vuniqi, ish-këshilltare e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar sot se i është bashkuar nismës së presidentes në detyrë, Vjosa Osmanit.

Vuniqi përmes një postimi në facebook ka thënë se ”përderisa qytetari lufton për të mbijetuar në këtë vend të pashpresë, kasta jonë politike lufton për të triumfuar në betejën e tyre të quajtur pushtet”, përcjellë Klan Kosova.

Ajo tha se pavarësisht halleve e problemeve të tyre, qytetarët po guxojnë të kërkojnë ndryshimin.

‘’Edhe pse në prag të hyrjes së vitit 2021, uruam dhe shpresuam që ky vit do të jetë vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë ne. Por si duket po na del që e filluam prapë me këmbë të majtë.

Gërshetimi i tri fatkeqësive që po ndodhin në këtë fillim viti në Kosovë, pandemia, vërshimet -përmbytjet e mëdha dhe kaosi politik – zgjedhjet, janë jashtëzakonisht të rënda dhe të papërballueshme për qytetarin e Kosovës.

Karshi një Qeverie të dobët në ikje, karshi një infrastrukture të dobët të shëndetësisë, tani edhe me rrezikun nga mutacioni i ri i virusit, si edhe karshi një fatkeqësie natyrore, çdo ditë jona, e qytetarit të Kosovës, po del të jetë betejë e re për mbijetesë.

Përderisa qytetari lufton për të mbijetuar në këtë vend të pashpresë, kasta jonë politike lufton për të triumfuar në betejën e tyre të quajtur pushtet.

Por, po harrojnë se pushtetin ua japin m’u këta qytetarë!

Prandaj, edhe pse me halle dhe me vështirësitë e jetesës, ata tashmë GUXOJNË të kërkojnë dhe e duan NDRYSHIMIN!

T’i ulim shpatat e ngritura dhe ta dëgjojmë zërin e çjerrë të këtij populli të cilët dëshpërimisht duan të dalin nga kjo humnerë e krijuar nga vetë ata që i kanë votuar deri tani.

#GUXOteNDRYSHOSH

#guxomevjosen

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.