Këshilltari i Trumpit deri në fund të gushtit në Prishtinë dhe Beograd? NULL NULL 06.08.2019 08:30 06.08.2019 08:30 John Bolton, këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump mund të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin në fund të gushtit, ndoshta në fillim të shtatorit. Kështu raporton gazeta serbe “Blic” dhe thekson në artikullin e saj se njëkohësisht, Amerika do të fillojë një ofensivë kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, domethënë rifillimin e dialogut. Se a do të vijë deri tek kjo vizitë e nivelit të lartë varet nëse Prishtina e heq taksën prej 100 përqind për mallrat serbe, shkruan “Blic”, duke cituar burime diplomatike, transmeton Klan Kosova. Në përputhje me rrethanat, po vazhdon veprimtaria agresive diplomatike që do të çonte në heqjen e taksës. “Nëse ka një garanci që taksa do të hiqet, ai dotë vijë. Përndryshe, vizita e tij nuk do të ndodhë, sepse ai thjesht nuk dëshiron të jetë i pasuksesshëm. Meqenëse situata me taksën nuk është e sigurt për tani, vizita nuk është konfirmuar”, i ka thënë ky burim të përditshmes serbe. Poashtu theksohet se për shkak të gjithë kësaj, është mjaft e arsyeshme të priten presione të mëdha mbi autoritetet e Prishtinës për ta bërë të mundur vizitën. Blic gjithashtu shkruan se “Bolton, në deklaratën e tij se Amerika nuk përjashton korrigjimet territoriale, e vendosi historinë e demarkacionit një vit më parë si një zgjidhje të mundshme për nyjen e Kosovës, por gjithashtu shënoi praktikisht ndryshimin e politikës së Washingtonit drejt ndryshimit të kufijve në Ballkan”. “Kjo është arsyeja pse kësaj vizite i jepet një rëndësi e madhe, dhe nëse ndodh, do të nënkuptojë në njëfarë mënyre që ka shkuar një hap më tej në drejtim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës”, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024