Këshilltari i Thaçit: VV e nisi peticionin për të manipuluar me qytetarë NULL NULL 31.05.2020 17:26 31.05.2020 17:26 "Kjo u duhet që pas mbylljes së peticionit më 30 qershor të mund të dalin me konstatime se mbi 50 për qind e 'popullit të vetëdijshëm' po kërkon zgjedhje". Adil Behramaj, i cili është këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Levizja Vetëvendosje e ka nisur peticionin sa për të fituar kohë dhe për të manipuluar me qytetarë të numërtuar, duke u krijuar mundësi militantëve që me qindra herë të regjistrohen, pa iu nënshtruar kurrfarë filtrave dhe me çfarëdo identitetesh që duan. Sipas tij, kjo i duhet VV-së në mënyrë që pas mbylljes së peticionit më 30 qershor të mund të dalin me konstatime se mbi 50 për qind e “popullit të vetëdijshëm” po kërkon zgjedhje, transmeton Klan Kosova. “As ndarja e popullit në të vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm nuk ishte e rastësishme. Albin Kulti me filozofët oborrtarë është munduar gjithnjë të krijojë mite, sepse historikisht përdorimi i miteve i ka lëvizur vetëdijet shoqërore dhe masave ua ka shmangur konfrontimin me realitetin, që sundimtarët të mund t’i magjepsin dhe t’i kontrollojnë ato, duke ua imponuar botëkuptimet që duan”. “Nuk është i rastësishëm as përdorimi i shpeshtë i fjalës “popull” nga ana e tyre, sepse kështu e eliminojnë ndjenjën e individualitetit”. “Albin Kurti nuk i ka pranuar asnjëherë rregullat. Ai gjithnjë kërkon që të tjerët t’i përshtaten numrave dhe rregullave që i krijon dhe këto në Lëvizjen Vetëvendosje trajtohen si më të rëndësishme se ligjet e shtetit. Ky nënshtrim glorifikohet si akt patriotik në mesin e tyre dhe jo respektimi i rendit juridik shtetëror”. Për t’u informuar më shumë rreth këtij peticioni, klikoni në linkun e mëposhtëm. VV me peticion do të kërkojë zgjedhje klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 55 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë