Këshilltari i Thaçit: Kurti shkarkoi Veliun për t’i futur duart në dhomat e përgjimeve NULL NULL 29.05.2020 18:53 29.05.2020 18:53 Artan Behrami, i cili është këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka shkarkuar ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, për t’u futur duart në dhomat e përgjimeve. Sipas Behramit, Kurti e bëri këtë për t’i organizuar militantët e VV-së, pa qenë ata pjesë e institucioneve, që kundër ligjeve, rregullave dhe praktikave demokratike të hyjnë nëpër institucione për t’i futur duart edhe nëpër dokumente zyrtare, njofton Klan Kosova. “Tash qytetarët e kuptuan arsyen e vërtetë të shkarkimit të Agim Veliut. Kurti e bëri Ministër të Brendshëm, Xhelal Sveçlën, për t’i futur duart kundërligjshëm në dhomat e përgjimeve”. “E bëri për t’i organizuar militantët e Vetëvendosjes, pa qenë ata pjesë e institucioneve, që kundër ligjeve, rregullave dhe praktikave demokratike të hyjnë nëpër institucione për t’i futur duart edhe nëpër dokumente zyrtare”. “Albin Kurti dhe Vetëvendosje në 100 ditët e fundit asnjëherë nuk janë marrë me përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Kosovës, por me ringritjen e tyre, pas rënies në Parlament”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 4 orë më parë