Këshilltari i lartë i DASh-it sot vjen në Kosovë, pritet të takohet me Osmanin e Kurtin NULL NULL 11.01.2023 08:06 11.01.2023 08:06 Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet do të qëndrojë për vizitë sot në Kosovë, në përpjekje për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare. Chollet në Prishtinë do të pritet në takime të ndara nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe nga kryeministri Albin Kurti. Takimi mes Osmanit pritet të nis nga ora 13:30, ndërsa ai me Kurtin nga ora 14:30. Këshilltari i lartë amerikan pritet të takohet edhe me kryetarët e partive opozitare. Chollet ditë më parë ka thënë se është një moment shumë i rëndësishëm për rajonin, në veçanti mes Kosovës dhe Serbisë. Në kuadër të vizitës së tij në Ballkan, Chollet do të qëndrojë në Shkup, Prishtinë dhe më pas Beograd.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months