Këshilltari i Hotit: Takimi virtual i Parisit shkoi normalisht; Serbia duhet të mësohet me ekzistencën e Kosovës NULL NULL 10.07.2020 18:16 10.07.2020 18:16 Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ishte pjesë e një diskutimi virtual në kuadër të Samitit të Parisit, organizuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel. Hoti drejtuar Macron e Merkel, ka shpalosur parimet kryesore mbi të cilat do të zhvillohej rifillimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, njofton Klan Kosova. Valon Murtezaj, këshilltari për politikë të jashtme i kryeministrit Avdullah Hoti, konsideron që në takimin e sotëm, gjithçka ka qenë në suaza të normales. “Në takimin e sotëm, pothuajse gjithçka ka shkuar normalisht. Nëse një proces, si ky i dialogut ka pasë një ndërprerje për 18 muaj, ndërkohë figura të reja të rëndësishme, sidomos në BE që janë të përshfira në këtë proces, kanë marrë pozita të reja, si Mogherini, asgjë nuk ka mundur të pritet më shumë”, është shprehur Murtezaj në Info Magazine në Klan Kosova. “Momenti kur palët, kur Kosova shpalos qëndrimet e veta për procesin e dialogut, vizionin e saj dhe si e sheh mënyrën për ta bërë sa më të efektshëm një proces të dialogu, në një takim si ky i sotshmi, vendime është e pamundur që të merren”. “Kjo sepse është njohje me risitë që kanë ndodhur dhe është rinisje, rifillim, ristart i procesit të dialogut”. Murtezaj thekson që më shumë ambicioze do të ishte nëse ky takim do të ishte mbajtur fizikisht sot në Paris. “Ajo çka është më me rëndësi është vet përmbatja e dialogut dhe për të cilën Kosova dhe kryeministri Hoti në fjalimin e tij që e ka publikuar; qytetarët e Kosovës për atë duhet të brengosen”. “Është koha e fundit që Serbia të mësohet me ekzistencën e Kosovës. Ajo çka është me rëndësi, që presidenti i Serbisë Vuçiq i referohet Kosovës si ‘Kosova dhe Metohia’, ndërsa palës tjetër i drejtohet si shqiptarët”. Murtezaj ka theksuar se Serbisë më së shumti i pengon subjektiviteti i Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë