Këshilltari i Bislimit, ndërkombëtarëve: Kur do të reagoni për “konstruktivitetin” e Vuçiqit NULL NULL 06.06.2023 22:03 06.06.2023 22:03 Këshilltari për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pas takimit me diplomatët Escobar e Lajçak, tha se Serbia vazhdimisht ka qenë konstruktive për paqen në rajon. Në një reagim publik, Klisman Kadiu ia ka numëruar “konstruktivitetet” Vuçiqit. Në mesin e këtyre veprimeve “konstruktive” të Vuçiqit, Kadiu ia ka përmendur luftërat në Kroaci, Slloveni, gjenocidin në Bosnjë e Kosovë, veç tjerash, ndërsa ka kërkuar reagimin e ndërkombëtarëve për “konstruktivitetin” e presidentit serb. Ky është postimi i Kadiut: Pas takimit me Lajçakun e Escobarin, Vuçiqi thotë: “Që nga dita e parë, Serbia ka qenë konstruktive, konsistente dhe partnere e qëndrueshme në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit në mbarë rajonin.” Ndërkohë konstruktiviteti i Serbisë për paqe në rajon: Luftë me Kroacinë, luftë me Slloveninë, gjenocid e spastrim etnik në Bosnjë e Kosovë, ulje të nivelit të demokracisë, lidhje të ngushta me grupe kriminale, ndërhyrje në punë brendshme në Mal të Zi e Kosovë, mospranim i shtetësisë së Kosovës, baza ushtarake përreth Kosovës, fluturimi i Mig-ave në kufi me Kosovën, ngritja e nivelit të gatishmërisë së ushtrisë serbe disa herë afër kufirit me Kosovën. Thotë edhe se “Porosita se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj dhe mbi të gjitha formimin e Asociacionit të komunave serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”. Po Serbia kur do i përmbushë obligimet e saj? Shuarjen e strukturave paralele ilegale Mosndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës Të mos e pengojë apo inkurajojë palë të treta që ta pengojnë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane. marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit; marrëveshja për vulat doganore; 6. marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave, marrëveshja për zhbllokimin e linjave të interkonjeksionit, marrëveshja për energjinë, pjesë të marrëveshjes për telekomin; 10. marrveshja për vendosjen e zyreve ndërlidhëse; marrëveshja për certifikatat fitosanitare Dëftimet e premtimet e panumërta, që Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Republikës së Kosovës Vota e Serbisë kundër aplikimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës Lobimi i vazhdueshëm që Serbia dhe misionarët e saj e bëjnë kundër anetarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare fushatat për çnjohjen e Republikës së Kosovës Këto veç për të përmend disa prej tyre, shkelje ka edhe më shumë. Kur do reagojnë ashpër ndërkombëtarët për këtë “konstruktivitet”? /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023