Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këshilltaret e Osmanit dhe bizneset kosovare takohen me zv. ministrin e Ekonomisë në Japoni

NULL NULL
16.06.2025 19:47

Rejhan Vuniqi dhe Donika Kadaj, këshilltaret e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, bashkë me bizneset kosovare janë takuar me zëvendësministrin për Ekonomi, Tregti dhe Industri të Japonisë, Takehiko Matsuo.

Sipas presidencës, pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues të bizneseve kyçe nga Kosova dhe përfaqësues të sektorit privat, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

“Diskutimet u përqendruan në nxitjen e investimeve direkte nga Japonia në Kosovë, si dhe në krijimin e lidhjeve të reja ndërmjet komuniteteve të biznesit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, presidenca tha se ky angazhim është pjesë e vizionit të Osmanit për t’i avancuar marrëdhëniet ekonomike ndërkombtare të Kosovës, përmes diplomacisë ekonomike.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.