Këshilltarët e Kurtit, Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari NULL NULL 06.06.2023 23:34 06.06.2023 23:34 Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i ka reaguar emisarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas “ultimatumit” që ky i fundit ia dha qeverisë për çështjen në veri. Hoxha përmes një postimi tha se kryeministrin e zgjedh një popull, ndërsa emisarin e emëron dikush. “Një popull nuk i nënshtrohet një emisari”, shkroi Hoxha, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se gjatë vizitës së dyshes Lajçak – Escobar në Kosovë, Kurtit i është dhënë afat që deri nesër t’i përgjigjet kërkesave të Perëndimit në lidhje me shtensionimin në veri. E, ngjashëm si Hoxha ka reaguar edhe këshilltari tjetër i Kurtit, Hysamedin Feraj, i cili tha se “nuk është një individ, por një popull që nuk do t’i nënshtrohet Serbisë dhe banditëve të saj”. Kërkesat e Perëndimit janë që në katër komunat veriore të mbahen zgjedhje të reja, të marrin pjesë serbët në zgjedhje, të hiqen policia nga ndërtesat dhe të themelohet në një kohë sa më të shpejtë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Jeni model zhvillimi dhe aleat strategjik në Evropë 9 minuta më parë
Kosova KDI: Vetëm 17% e qytetarëve dijnë se mund të përfshihen në reformën e drejtësisë 2 orë më parë