Këshilli Prokurorial pezullon nga detyra zyrtarin e arrestuar të Themelores në Prishtinë

Këshilli Prokurorial pezullon nga detyra zyrtarin e arrestuar të Themelores në Prishtinë

8 muaj më parë

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim të pezullojë nga detyra një zyrtar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Ky vendim erdhi pas marrjes së informacionit se me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë është arrestuar dhe ndaluar një zyrtar i kësaj prokurorie me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.

“Njofton se Sekretariati i këtij Këshilli ka marrë vendim për pezullimin e menjëhershëm të tij nga ushtrimi i detyrave zyrtare deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Prishtinë, arrestohen dy punonjës të drejtësisë për marrje ryshfeti