16:28, 8 Mars 2019

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, ka reaguar ndaj dëmtimeve në “Kalanë e Novobërdës”.

Ky institucion i cili ka për detyre ruajtjen e vlerave kulturore, shprehë indinjatën pas dështimeve në restaurimin e kësaj kalaje, e cila është edhe pjesë e përkohshme e listës si aset i trashëgimisë kulturore.

Sipas tyre KTK ka prezantuar një raport mbi gjendjen e këtij aseti, por prapë gjendja ka mbetur e njejtë.

Tutje në reagim shkruan se

“ As ky projekt por as edhe një projekt tjetër nuk është dorëzuar për vlerësim në Këshillin për Trashëgimi Kulturore”.

Këshilli për Trashëgimi shton:

“Kompania Koto nga Serbia që ka kryer vlerësimin nuk ka qenë i licencuar ashtu siç parashihet me  Ligjin për Trashëgimi Kulturore. Neglizhenca e institucioneve, mungesa e kontrollit dhe llogaridhënies janë disa nga faktorët që po çojnë në shkatërrim trashëgiminë kulturore”.

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore i ofron bashkëpunim gjitha institucioneve qendrore dhe lokale, në fushën e trashëgimisë kulturore, njofton Këshilli i Trashëgimisë Kulturore përcjellë Klan Kosova.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë