Këshilli i Prindërve kërkon pushim pranveror për nxënësit NULL NULL 01.04.2023 11:30 01.04.2023 11:30 Këshilli i Prindërve i Kosovës ka thënë se kanë pranuar kërkesa e ankesa të prindërve për heqjen e së drejtës së fëmijëve për pushim pranveror. Sipas Këshillit, ministria e Arsimit e kishte publikuar kalendarin e korrigjuar mësimor për këtë vit shkollor menjëherë pas ndaljes së grevës, ku pa përfillur kërkesat e prindërve, dhe duke shkelur të drejtat e fëmijëve nxënës në sektorin publik, ua ka mohuar fëmijëve të drejtën për pushim. Tutje, ky këshill ka bërë të ditur se i kanë dërguar kërkesë ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, që ta rishqyrtojë vendimin, transmeton Klankosova.tv. “Si Këshill i Prindërve kemi pranuar shumë kërkesa e ankesa të prindërve për heqjen e të së drejtës së fëmijëve tanë për pushim pranveror. Këtë shqetësim e kemi shprehur qysh në shtatorin e vitit 2022, gjatë grevës, kur kemi kërkuar që mos t’iu hiqen e mos t’iu mohohen të drejtat fëmijëve tanë për pushim në fundjavë, në dimër e në pranverë”, thuhet në reagim. “Por Ministria e Arsimit e kishte publikuar kalendarin e korrigjuar mësimor për këtë vit shkollor menjëherë pas ndaljes së grevës, ku pa përfillur kërkesat e prindërve, dhe duke shkelur të drejtat e fëmijëve nxënës në sektorin publik, ua ka mohuar fëmijëve të drejtën për pushim. Kjo nuk mbajmë mend të ketë ndodhur pas luftës në Kosovë”. Një shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve (të mbrojtura me konventa ndërkombëtare e me kushtetutë të Kosovës) por ripërsëritet e askujt, veç nesh, duket se nuk i bën përshtypje. “Si Këshill i kemi dërguar Ministres së Arsimit, znj. Nagavci, kërkesë ta rishqyrtojë atë vendim e t’iu kthehet e drejta e fëmijëve tanë. Po presim përgjigje”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023