Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” sot proteston ndaj grevës në arsim NULL NULL 26.09.2022 08:35 26.09.2022 08:35 Sot nga ora 12:00, Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do të protestojë në shenjë pakënaqësie ndaj mos fillimit të procesit mësimor. Protesta do të jetë njëorëshe dhe do të mbahet në oborrin e shkollës, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. SBASHK-u mbrëmë ka bërë të ditur se greva e nisur më 25 gusht, do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. “Njoftim, Ftojmë të gjithë prindërit me fëmijë që të hënën me datë 26.09.2022 nga ora 12:00 – 13:00 të i bashkëngjiten protestës për kthimin e fëmijëve në bankat shkollore. Fëmijët po dëmtohen më së shumti nga kjo mosmarrëveshje. Nuk kemi kohë më për të humbur. Situata është alarmante! Ju faleminderit për kohën Tuaj!”, thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë