Këshilli i Ministrave miraton nisjen e prodhimit të mjeteve ushtarake në Shqipëri NULL NULL 13.06.2025 12:02 13.06.2025 12:02 Foto nga REL Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka bërë të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet për nisjen e prodhimit të mjeteve ushtarake dhe të emergjencave civile në shërbim të Forcave të Armatosura. “Hedhim një tjetër hap të rëndësishëm drejt rikthimit të industrisë ushtarake shqiptare si një faktor modern dhe i besueshëm, në shërbim të Forcave të Armatosura, Mbrojtjes civile dhe sigurisë kombëtare”, ka shkruar Vengu në Facebook. ‘Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet për nisjen e prodhimit të mjeteve ushtarake dhe të emergjencave civile përmes krijimit të një shoqërie të përbashkët mes shoqërisë kombëtare të prodhimit ushtarak “KAYO” sh.a dhe partnerëve privatë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ambasadori izraelit në OKB thotë se vendi po vepron për të 'parandaluar shkatërrimin e tij' 13/06/2025