Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këshilli i Europës: Po ndjekim nga afër situatën në prag të zgjedhjeve lokale në Shqipëri

NULL NULL
27.06.2019 14:29

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, deklaron se “po ndjekim nga afër situatën në prag të zgjedhjeve lokale në Shqipëri”.

Në një njoftim të publikuar në faqen e KiE-së theksohet se zgjedhjet e 30 qershorit duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet e duhura ndërkombëtare

“Ne po e ndjekim nga afër situatën në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet e duhura ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe po ashtu në përputhje me legjislacionin kombëtar.

Në këtë kontest, ne duam të rikujtojmë se Këshilli i Europës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka vendosur një mision për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri”, thuhet në deklaratën zyrtare të KiE-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.