Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këshilli Drejtues i AAK-së e do Ramush Haradinajn president

NULL NULL
12.08.2020 18:07

Presidentit Hashim Thaçi i mbaron mandati i tij në muajin shkurt të vitit të ardhshëm dhe këtë mund ta zë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Kjo pasi që Këshilli Drejtues i AAK-së në mbledhjen e sotme që zhvilloi ka kërkuar me shumicë, që në rast se vjen në diskutime posti i presidentit me partnerët e koalicionit ta kërkojnë për Haradinajn, njofton Klan Kosova.

Sot strukturat drejtuese të AAK-së u mblodhën për të diskutuar zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë tek menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu Kosovë-Serbi, mbarëvajtja e koalicionit qeveritar dhe performancën e zyrtarëve të AAK-së në Qeverinë aktuale.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.