Nga avokati i divorceve James J. Sexton

14:03, 11 Korrik 2019

Teksa mendoni për shkaqet më të zakonta kur bëhet fjalë për divorcin, me siguri që ju vijnë nëpër mend debate tepër dramatike, si për shembull tradhti, mospërputhje financiare, mospërputhje në seks apo këndvështrime të kundërta për të ardhmen.

Nga perspektiva ime, këto konflikte nisin nga zgjedhjet e vogla që i bëjnë njerëzit të shkëputen gjithnjë  e më tepër nga njëri-tjetri.

Në librin e Tom Wolfe, “Zjarri i Vaniteteve”, një personazh tregon si falimentoi dhe një tjetër personazh e pyet, “Tim, si falimentove?”. Tim i përgjigjet, “Falimentova si çdokush tjetër. Ngadalë, ngadalë, pastaj menjëherë. Ndodhin plot gjëra të vogla deri në momentin kur godet stuhia.”

Për cilat gjëra të vogla e ka fjalën, ai? Për fytyrën e trishtuar, kur partneri/ra ka nevojë për ju. Për atë neglizhencën, për vëmendjen që mungon hera-herës. Janë gjëra të vogla, por bëhen të mëdha pasi koha kalon.

Një fjali e tillë – edhe pse mund të duket e çuditshme – e përshkruan më së miri mënyrën si funksionojnë raportet, ndonëse mund të përballen me ndryshime të dukshme. Suksesi nuk vjen brenda natës dhe as një marrëdhënie nuk dështon sa hap e mbyll sytë. Çdo ditë ka pengesa të vazhdueshme që rriten muaj pas muaj dhe vit pas viti. Duket vetëm pamja e jashtme e situatës, jo rrënjët e problemit.

Unë jam romantik, por nuk besoj në përralla. Mendoj se u tregojmë të tjerëve ca gjëra që përbëjnë ndjenjën e dashurisë. Ne ndalojmë së dashuruari shumë ngadalë. Është një proces gradual. Ti shton në peshë, por nuk zgjohesh në mëngjes me dhjetë kilogram më shumë. Ti shton në peshë ngadalë, por shton ama. Është e njëjta gjë edhe me dashurinë. Parandalimi qëndron te veprimet, sado të vogla të jenë ato. Pra, të veprosh. Nëse dëshironi që lidhja juaj të funksionojë, duhet të korrigjoni vazhdimisht veten./anabel

Konkurs Pune

Lexo më shumë