Këshilla që ai të mos humb interesimin ndaj jush NULL NULL 25.05.2015 13:45 25.05.2015 13:45 Pasi të keni kaluar disa kohë bashkë, ju do të bini pre e një rutine të caktuar. Do e shihni njëri-tjetrin në ditë të caktuara, do të shkoni në restorante të njëjta dhe do të dilni me njerëz të caktuar. Ndonëse nuk ka asgjë të keqe të kesh një rutinë, ju duhet herë pas here ta thyeni atë. Surprizojeni partnerin me rezervime në një restorant në një tjetër qytet ose blijini bileta për një shfaqje në qytetin tuaj. Bëni çfarë të jetë e nevojshme për ta habitur atë. Sigurohuni që ai nuk do të humb interesin ndaj jush me këto këshilla. Kujdesuni për pamjen tuaj Nuk ju duhet të vendosni grim çdo mëngjes dhe të nxirrni nga dollapi të gjitha rrobat që keni. Megjithatë, ju duhet që herë pas here të visheni këndshëm për të. Blini të brendshme ose një fustan të ri që atij t’i mbeten sytë aty. Nëse jeni me mashkullin e duhur, ai do të bëjë të njëjtën gjë duke blerë për veten atë që ju dëshironi. Mos ndaloni së mësuari Kjo është thelbësore, jo vetëm për marrëdhënien tuaj, por për ju. Nëse keni qenë me një mashkull për disa vite dhe ai nuk ka çfarë të mësoj më për ju, atëherë provoni gjëra të reja. Bëhuni pjesë e një kursi ose ndërmerrni një udhëtim. Në këtë mënyrë, ju do të shijoni jetën bashkë dhe njëkohësisht do të keni gjëra të reja për të mësuar për njëri-tjetri. Mbani grupin tuaj të miqve Mos e lejoni partnerin të jetë gjithë jeta juaj. Nëse ai e sheh që ju keni mjaft miq, që dua të kalojnë kohë me ju, ai do të kuptojë sesa me fat është që ju ka dhe nuk do të humbasë interesin. Ja pse është e rëndësishme të organizoni kohën tuaj sepse është mirë të keni një jetë sociale që nuk përfshin mashkullin tuaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.