Këshilla ndaj pickimit të mushkonjave NULL NULL 21/05/2015 21/05/2015 Me ardhjen e verës vijnë edhe ato të padurueshmet,mushkonjat. Pothuajse nuk ekziston njeri në botë që nuk ka ndier në lëkurën e tij/saj se sa irrituese dhe e bezdisshme është kruajtja e shkaktuar nga pickimi i mushkonjave, apo edhe se sa të lodhshme bëhen netët pa gjumë për shkak të tyre. Këtu keni disa këshilla se si të reagoni ndaj pickimit të një mushkonje. Aplikojeni vendin e pickimit me mjaltë. 1.Pastrojmë mirë vendin e infektuar me ujë dhe sapun menjëherë pasi kuptojmë që një mushkonjë ka pickuar, përzieni pak sodë me mjaltë dhe aplikojeni te vendi i pickimit, shtrydhni pak limon dhe aplikoni te vendi i pickimit.. 2.Evitojni kruajtjet, pavaresisht se një pickim mushkonje mund te mos sjellë pasoja të rënda, duhet ditur që kruajtja e vendit te infektuar mund te sjellë shumë probleme gjithashtu enjtjen e pjesës së pickuar. 3.Marrim pak sodë buke dhe ujë, mjaftueshëm për të mbuluar vendin e pickuar. 4.Me pas, marrim një sapun dhe fërkojmë përsëri vendin e pickuar, marrim një copë akull ose një grumbuj akujsh dhe e vendosim ne vendin e pickuar. 5.Për të hequr dhimbjet e shkaktuara, e lyejmë vendin e pickuar me një kremë e cila quhet Proxamine.