Këshilla dashurie nga libra të njohur NULL NULL 23.09.2016 22:30 23.09.2016 22:30 Libra pa fund janë shkruar mbi dashurinë dhe jetën në çift. Kur vjen puna te çështjet e zemrës gjithmonë mund të gjeni një libër me këshillën e duhur. “Dashuria nuk ka nevojë për arsye. Njerëzit thjesht dashurojnë” – “Alkimisti”, Paolo Coelho. “Gratë janë të fshehta nga natyra dhe ato e duan fshehtësinë e tyre” – “Aventurat e Sherlok Holms”, Arthur Conan Doyle. “Ndonjëherë mendoj se zemrat e njerëzve janë si puse të thellë. Askush nuk e di se çfarë ka në fund. E vetmja gjë që mund të bësh është të presësh se çfarë shfaqet në sipërfaqe herë pas here” – “Sleeping Women”, Haruki Murakami. “Burrat duan të jenë dashuria e parë e grave të tyre, gratë duan të jenë romanca e fundit e burrave të tyre”, Oscar Wilde. “Qeniet njerëzore mund të jenë mizore ndaj njëra-tjetres” – “Aventurat e Hakëlbërri Fin”, Mark Twain. “Është e thjeshtë të duash kujtimin e njerëzve pasi kanë ikur nga kjo botë; gjëja më e vështirë është t’i duash ndërsa janë përballë nesh”- “Lotët e babait tim”, John Updike./botimeshqip/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Vdes Fikret Ahmedi, ndër profesorët e parë shqiptarë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës 1 day