Kerry dhe Lavrov bisedojnë rreth konfliktit në Siri - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kerry dhe Lavrov bisedojnë rreth konfliktit në Siri

NULL NULL
14/12/2015

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Jon Kerry, kanë rënë dakord mbi nevojën e finalizimit të një liste me grupet islamiste terroriste.

Lajmi është kumtuar nga agjencia ruse e lajmeve, RIA, e cila e ka cituar zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme Ruse, të ketë thënë se Lavrov dhe Kerry kanë biseduar gjatë ditës së sotme në telefon, në prag të vizitës në Moskë të Sekretarit amerikan.

Zëdhënësi i ministrisë ruse tha se Lavrov dhe Kerry janë dakorduar që të bëjnë thirrje që para një takimi në mes të zyrtarëve të Damaskut dhe opozitarëve të Sirisë, të respektohen vendimet e mëhershme përkitazi me konfliktin në Siri.
Rusia e mbështet regjimin e Bashar al-Assadit dhe ka thënë se çdo grup tjetër që lufton kundër forcave të Assadit, është grup terrorist.