14:06, 9 Maj 2019

Steve Kerr, trajner i kampionit amerikan, Golden State Warriors, e ka cituar trajnerin e Liverpool-it Jurgen Klopp, për t’i përshkruar lojtarët e tij në fitoren ndaj Houston Rockets në çerekfinale të NBA-së.

Kampionët amerikanë mposhtën Raketat pavarësisht mungesës së asit të tyre, Kevin Durant, i cili la lojën në çerekun e tretë shkaku i lëndimit.

“Nuk e di nëse jeni fans i futbollit, por dje Liverpool-i arriti njërën prej fitoreve më madhështore në histori të futbollit”, tha Kerr në konferencë për shtyp .

“Dhe pas takimit, trajneri i tyre, Jurgen Klopp, tha: fëmijët e vegjël në Liverpool me shumë gjasë deri tash veçse janë në gjumë, prandaj thjesht po vazhdoj dhe po them që djemtë tanë janë **** gjigantë. Kështu tha ai”.

“Thjesht po vazhdoj dhe po them: Djemtë tanë janë tamam (sharje) gjigantë. Kështu tha ai, dhe e di se si ndjehet”, ka thënë Kerr në televizion kombëtar.

“Prandaj, i kërkoj falje nënës, e cila me shumë gjasë është duke shikuar, por djemtë tanë janë **** gjigantë. Ishte një fitore e pabesueshme sonte”.

Kështu në të vërtetë edhe ishte shprehur Klopp pas rikthimit sensacional të Të Kuqve ndaj Barcelonës, nga 3:0 në 4:0, që eventualisht ua siguroi kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve.

Konkurs Pune

Lexo më shumë