13:00, 29 Janar 2020

Marrja e një doze të vetme të një kompleksi që gjendet në kërpudhat magjike mund të zvogëlojë ankthin dhe depresionin tek pacientët që vuajnë nga kanceri, sugjeron një studim i ri.

Studiuesit zbuluan se pacientët që morën psilocybin ndjeheshin më shpresëdhënës, më pak të demoralizuar dhe kishin më pak frikë nga vdekja.

Për më tepër, kur kombinohen me seanca psikoterapie, këto përmirësime mund të zgjasin për katër vjet pas konsumimit për herë të parë.

Ekipi, nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Grossman, thotë se gjetjet ofrojnë dëshmi se kërpudhat magjike mund të përdoren për trajtimin e shëndetit mendor në mesin e pacientëve me kancer, madje mund të ndihmojnë në shtytjen e legalizimit të ilaçeve.

Konkurs Pune

Lexo më shumë