Lajmet e fundit

Deputeti i Grupit Parlamentar të VV-së, Fatos Geci, është deklaruar pak para seancës së Kuvendit, ku pritet që të miratohet Deklarata për Aktgjykimin në Hagë.
I pyetur nëse është pro apo kundër votimit të kësaj deklarate, deputeti tha se qëndrimet e tij kanë qenë të qarta, pa dhënë një përgjigje konkrete, transmeton klankosova.tv.
Ai nuk tregoi nëse do ta përkrahë ose jo Rezolutën për çlirimtarët.
Pos tjerash, ai pritet që sot të betohet si deputet i ri i Kuvendit të Kosovës, pasi deputetët që fituan vendet janë pjesë e kabinetit të ri qeveritar.
Kujtojmë se në seancën e 21 prillit të këtij viti, Geci kishte dhënë një deklaratë skandaloze nga parlamenti.
Ai kishte deklaruar se ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e pret fati i njëjtë me atë të Naim Murselit, që u dënua me burgim të përjetshëm.