Kërkon nga gruaja që ta pastrojë shtëpinë, më pas e rrah së bashku me vajzën NULL NULL 10/06/2021 10/06/2021 Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Y.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij. “Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se me datë 07 qershor, në Prizren, i pandehuri Y.P., fillimisht kishte hyrë në dhomën e bashkëshortes së tij, nga e cila kërkoi që të pastrojë shtëpinë, e cila i kishte thënë se e ka pastruar. Në atë moment ai e ka goditur me grushte prapa në pjesën e kokës dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit”. “Po ashtu, në ato momente e ka goditur edhe vajzën e tij, duke e kapur për flokësh dhe më pas e ka goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatë. Gjykata po ashtu bën të ditur se për sqarimin e rastit duhet të merren edhe veprime tjera si; të dëgjohen të dëmtuarat, të merret ekspertiza përkatëse lidhur me lëndimet dhe veprimet tjera me qëllim të zbardhjes së rastit.
Kosova Serbi mësoi të thotë në shqip “të dua” dhe “faleminderit”, gjatë seminarit të gjuhës (VIDEO) 15 sekonda më parë