Kërkoi daljen nga shtëpia, pse e bëri Xheneta këtë veprim dhe a ka lidhje me Gjestin? (VIDEO) NULL NULL 24.12.2024 14:59 24.12.2024 14:59 Xheneta. BBVK. Sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova është folur për zhvillimet e mbrëmshme në natën Prime të Big Brother VIP Kosova. Gazetari Lorik Kajtazi është shprehur se pasi Xheneta doli e papreferuar, tha se dëshiron daljen nga shtëpia dhe mori vëmendje. “Mendoj që Xheneta është një super-lojtare aty brenda, për shkak se pasi që doli e papreferuar, nuk diti se çfarë të bëjë për ta hequr vëmendjen nga Gjesti që doli favoriti i kësaj jave, tha po dua të dal nga shtëpia dhe të gjithë filluan të merren me Xhenetën”, ka thënë Kajtazi. Ndërkaq, gazetarja Blerina Shoshi u shpreh se Xheneta po e kërkon kthimin me Gjestin, vetëm pasi ai ka dalë i preferuar i publikut. “Tha që Gjesti po më don për lojë, po në fakt kjo po e don Gjestin për lojë, me u rikthy me të, veç në momentin që doli i preferuari i publikut, me qenë krah me të”, tha Shoshi./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.