Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që u kap me mbi 100 kilogramë marihuanë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që u kap me mbi 100 kilogramë marihuanë

NULL NULL
31.01.2023 10:20

Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit i cili është kapur me 107 kilogramë marihuanë.

I pandehuri i cili ka qenë nën masën e ndalimit prej 48 orësh, është ndaluar më datë 29 janar në orën 22:40 me një kamion Iveco me targa të huaja.

“Në bashkëpunim me oficerët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e derivateve janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, transmeton Klan Kosova. Nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë. Po ashtu në cilësi të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2.500 dinarë. Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë kurse rasti procedohet për veprime të mëtutjeshme, përderisa vazhdojnë veprimet hetimore nga drejtoria përkatëse”, thuhej në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

I gjenden 107 kilogramë kanabis në rezervuarë të kamionit, arrestohet i dyshuari