Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që sulmoi pylltarët me sharrë motorike NULL NULL 15.03.2019 15:57 15.03.2019 15:57 Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për të pandehurin S.B, me dyshimin se i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”. “Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit S.B., për shkak se i njëjti me datën 15 mars 2019, rreth orës 6:30 , në bjeshkët e komunës se Istogut, pasi ishte zënë në flagrancë nga dy pylltarë duke prerë drunj , i pandehuri fillon ti sulmoj dy pylltarët me kaçavidë dhe sharrë motorike, derisa njëri nga pylltarët detyrohet të nxjerr armën zyrtare me qëllim të parandalimit të pasojës nga sulmi i të pandehurit”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga kjo Prokurori. Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 1 minutë më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 8 minuta më parë