Kërkohet paraburgim për dy personat të cilëve iu kap sasi e madhe e duhanit dhe cigareve

Kërkohet paraburgim për dy personat të cilëve iu kap sasi e madhe e duhanit dhe cigareve

NULL NULL
2 months më parë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Tregtia e ndaluar”.

“Sipas kërkesës, të pandehurit e sipërshënuar, në Gjilan, pa autorizim, kanë përpunuar duhan, të cilin pastaj e kanë plasuar në treg, duke vendosur lloje të firmave të ndryshme të duhanit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë, transmeton Klankosova.tv.

“Në këtë rast, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe urdhëresë të Gjykatës kompetente në Gjilan, Policia e Kosovës gjatë bastisjes kanë sekuestruar:

–          2120 kg duhan të grirë të përpunuar,

–          440 kg duhan të grirë të përpunuar refuz,

–          2600 kg duhan të papërpunuar refuz,

–          223.5 kg duhan të grirë të përpunuar në paketime 0.5 kg, me paketime të ndryshme,

–          1978 kg ambalazh për paketim të duhanit me mbishkrim nga PVC,

–          1162 kg ambalazh për paketim të duhanit me mbishkrim nga kartoni,

–          1 makinë për paketim të duhanit,

–          2 makina për grirje të duhanit,

–          2 peshore elektrike,

–          75 litra aditiv i lëngshëm, aromë për prodhim të duhanit,

–          71 pako filtera për cigare me mbishkrime te ndryshme,

–          5500 pako cigare pa banderola Cosmopolitan,

–          2430 pako cigare pa banderola CANGARO,

–          3800 pako cigare pa banderola NORTH,

–          5000 pako cigare pa banderola R&M,

–          540 pako cigare pa banderola A&B, Merhaba,

–          1250 pako cigare pa banderola ËISTON,

–          930 pako cigare pa banderola Marlboro,

–          60 pako cigare pa banderola Marlboro Touch,

–          166 pako Cigare pa banderola Pall Mall dhe

–          170 pako cigare pa banderola Kuper”.

Të pandehurit me urdhër të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.