14:04, 10 Tetor 2019

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në gjykatën e këtij qyteti, për caktimin e masës së paraburgimit  kundër shtatë të pandehurve S.N., R.N., Sh. N., B.N., Xh. N., P.N., dhe S.N.,  për shkak se të njëjtët dyshohet se kanë  kryer  veprat penale “ Dhuna në familje””.

Rasti ka ndodhur në Komunën e Rahovecit, më 08 tetor 2019, ku të gjithë të pandehurit, familjarë, për shkak të çështjeve pronësore  janë përfshirë në rrahje, duke përdorur mjete të forta,  shufra hekuri dhe druri,grushte e shqelma kanë goditur njëri tjetrin, duke pësuar të gjithë lëndime trupore.

Po ashtu, lëndime trupore kanë pësuar edhe të dëmtuarit të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në rrahje V.N., R.N., V.N., dhe Xh. N.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e  veprave  penale të përshkruara më lartë.

Prokurori i rastit ndaj tyre, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

15 anëtarë të familjes rrihen mes vete në Rahovec

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë