Kërkohet paraburgim ndaj një personi që kultivoi narkotikë në vazo të shtëpisë NULL NULL 15.08.2024 14:21 15.08.2024 14:21 Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet S.J., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Në kumtesën dërguar mediave theksohet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri më 14 Gusht 2024, në komunën e Kamenicës, me dashje, pa autorizim dhe me qëllim të prodhimit të narkotikëve, ka kultivuar bimën e kanabisit, në atë mënyrë që gjatë realizimit të urdhër-kontrollit nga ana e zyrtarëve policor në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur 8 bimë të llojit ‘’Canabis Sativa’’ me gjatësi prej 45 cm – 1.30m, në katër vazo të plastikës. Gjithashtu, bëhet e ditur se tek i pandehuri është gjetur edhe substancë narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë prej 1.00 gr., të cilët janë sekuestruar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.