Kërkohet paraburgim ndaj katër të dyshuarve për grabitje NULL NULL 02.03.2023 12:22 02.03.2023 12:22 Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurve Xh.S., Sh.R.,M.B., dhe F.G., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Grabitja”. Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit duke vepruar si grup i përbashkët, kanë kryer grabitje të armatosura në pika të ndryshme të karburanteve në lokacione të ndryshme si dhe në zyrat e KEDS-it në Shtime. Po ashtu,në vendin e ngjarjes, nga Policia si prova materiale janë sekuestruar: Pistoleta e tipit F.B, nr 15567 me një karikator dhe 7 copë fishek te kalibrit 9 mm, pistoletë pa numër serik me 2 karikator 15 copë fishek te kalibrit 9 mm, një kapelë e zezë dhe një palë dorëza të punës dhe një jelek antiplumb. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months