Kërkohet ndalimi i procedurës për “rikthimin e virgjërisë” NULL NULL 27.01.2020 12:16 27.01.2020 12:16 Aktivistët po i kërkojnë qeverisë britanike të ndalojë operacionin për “rikthimin e virgjërisë”. Shumë gra myslimane rrezikojnë të dëbohen, ose në raste ekstreme të vriten, nëse bashkëshortët ose familjet e tyre zbulojnë se kanë bërë seks para martesës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. E disa po zgjedhin një procedurë mjekësore në të cilën mjekët rivendosin një shtresë të membranës në hyrje të vaginës. Por, ekzistojnë shqetësime se ndalimi do të shtonte rreziqet për gratë muslimane duke bërë që ato të drejtohen tek klinikat ilegale. Udhëzimet nga Këshilli i Përgjithshëm Mjekësor (GMC) deklarojnë se pëlqimi i një pacienti për t’ju nënshtruar një procedure duhet të vihet në dyshim nëse dyshohet se “është dhënë nën presion ose trysni të ushtruar nga një person tjetër”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.